Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka bërë me dije se po i kryen përgatitjet për Kuvendin, në të cilin do të zgjedh kryetarin e ri të saj, pas dorëheqjes së kryetarit të deritashëm, Isa Mustafa.
Ja njoftim i plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës, pas paralajmërimit të dorëheqjes së Kryetarit të saj Isa Mustafa, po i kryen përgatitjet për Kuvendin, në të cilin do të zgjedh kryetarin e ri të saj.
Mandati i kryetarit të ri do të zgjasë deri në përfundimin e mandatit të Kuvendit të LDK-së, përkatësisht deri në gusht të vitit 2023.
Konsultat nëpër degë, me anëtarësinë dhe me strukturat e LDK-së për kandidaturat për kryetar do të zhvillohen deri në fund të këtij muaji.
Propozimet mund t’i përcillen Sekretarit të LDK-së, për Komisionin Kandidues.
Procesi i propozimeve, të cilat i përcillen Kuvendit është i hapur dhe pa asnjë ndërhyrje nga organet e LDK-së.
Kuvendi do të vendosë, duke respektuar në tërësi dispozitat e Statutit të LDK-së. /2LONLINE.com/