DYLON

U.d. Presidentja Osmani i ka ndarë dekoratën Medalje Presidenciale Ushtarake, Njësitit të Kërkim Shpëtimit të FSK-së

U.d. Presidentja Osmani i ka ndarë dekoratën Medalje Presidenciale Ushtarake,  Njësitit të Kërkim Shpëtimit të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Sot u mbajt ceremonia e ndarjes se Medaljes Presidenciale Ushtarake për Njësitin e Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u.d. Presidentja Vjosa Osmani e dekoroi Njësitin e Kërkim Shpëtimit të FSK-së për kontribut në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovë dhe qytetarëve të saj.

EkoHigjiena

U.d. Presidentja Osmani theksoi që kontributi i Njësitit të Kërkim Shpëtimit ndër vite ka qenë i jashtëzakonshëm. Puna e këtij Njësiti meriton çdo lëvdatë dhe me profesionalizmin e këtij Njësiti krenohen të gjithë qytetarët e Republikës sonë. 

Ajo tutje tha “Në ditët tona më të vështira, ashtu si brenda kufijve por edhe përtej, Njësiti i Kërkim Shpëtimit të FSK-së ka dëshmuar që janë gjithmonë të gatshëm për t’i dalë në ndihmë qytetarëve tanë, por jo vetëm.”

U.d. Presidentja Osmani e uroi Njësitin e Kërkim Shpëtimit për këtë arritje, duke uruar që puna e tyre të jetë gjithmonë ne nivelin e detyrës, e që në misionet e tyre të dalin gjithmonë faqebardhë.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.