DYLON

Operime jo të mira të KQZ-së ndaj mërgatës!

Operime jo të mira të KQZ-së ndaj mërgatës!
Avatar photo Redaksia

Sipas informatave të zyrtarit të lartë të KQZ-së, Valmir Elezi, që në start, na del se afro 30%, për shkak të falsifikimeve, votat e mërgatës hedhën të pavlefshme. 

Shkruan: Sami ARIFI

EkoHigjiena

Ky publikim për votuesit e mërgatës nga KQZ-ja, sipas mendimit tim, është numër i madh i pabesushmërisë te këta votues, prandaj shprehet dyshimi se; nuk konsiston me realitetin, meqë na del një numër shumë i madh nga populli ynë në mërgatë që qenkan të pasinqertë dhe të pabesuar në punën e tyre.

Nga televizionet e Kosovës u informua opinioni publik se Prokuroria e Gjykatës Themelore të Prishtinës ka filluar verifikimin e votave të mërgimtarëve. Ky verifikim i kësaj Gjykate është në rregull nëse punës së saj i shtohet publikimi i transparencës, pranë qytetarëve, për keqvotimin (falsifikimin) e mërgatës më se 30%.

Nga verifikimi i pakove të mërgatës nga KQZ-ja vihet në pah se:

-Kemi vota të personave të mërgatës që se kanë fituar drejtën e votimit përmes aplikimit. KQZ-ja është e obliguar me transparencë në opinion t’i publikojë emrat e tyre.

-Thuhet se nga mërgata ka pasur votues të dyfishtë apo trefishtë. KQZ-ja t’i publikoj emrat e këtyre votuesve të mërgatës, po, edhe emrat e votuesve të dy apo trefishtë brenda shtetit të Kosovës.

-Thuhet se ka pasur fletëvotime të paidentifikuara.

KQZ-ja t’i bëj transparentë pranë opinionit të Kosovës këto parregullsi përmes fotove.

Nëse vërtetë janë këto dukuri të cilat zyrtari i lartë i KQZ-së, Valmir Elezi, informoi opinionin kosovar se afro 30% të votave të mërgimtarëve qenkan të falsifikuara atëherë këtu kemi të bëjmë me vepra penale.

Nëse argumentohen këto vepra penale me transparencë nga KQZ-ja pranë opinionit publik duhet të vazhdojnë ndëshkimet ligjore ndaj falsifikuesve, nëse nuk kemi transparencë që e cekëm më lartë nga KQZ-ja në opinionin publik atëherë përgjegjësia dhe ndëshkimi ligjor kalon te organi zyrtar për shkakun e informimit jo të saktë në opinion mbi votuesin dhe mbi degradimin e votës së këtyre votuesve. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.