Lidhja Demokratike e Kosoves, Dega në Gjilan, shpreh keqardhjen që partitë opozitare duke u shërbyer me të pavërteta dhe deformim të realitetit po mundohen të mashtrojnë opinionin publik kinse në shëndetësine primare nuk është punuar asgjë, thuhet në reagimin e LDK-së ndaj deklaratave të PDK-së.
Po ua rikujtojmë oponentëve politikë se para se të shprehen negativisht karshi progresit në këtë fushë, te kthehen prapa e të konsultohen me pararendësit e tyre sepse iu mungon përvoja dhe informacioni, se ku e kanë lënë shëndetësine kur kanë dorëzuar pushtetin.
Investimet në shëndetësine primare që nga dita e parë e mandatit nga Lidhja Demokratike janë të shumta sa qe do të ishte e pamundur t’i numëronim në një shkrim të vetëm. Nuk ka mbetur hapësirë e institucioneve shëndetësore ku nuk është intervenuar në renovimin e asaj qe është gjetur, pastaj shtimin e hapësirave te reja, përshtatjen e tyre karshi nevojave të personelit dhe qytetarëve, deri të rregullimi edhe i ambienteve te jashtme. Të gjitha këto në funksion të krijimit të kushteve më të mira për punë dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore adekuate konform kërkesave.
Po fillimi i ndërtimit të QKMF-se së re, a nuk po ju duket investim dhe dëshmi se shëndetësia në qeverisjen e kryetarit Haziri ka qene top prioritet?!
Investimet në aparature, mjete të punës per cdo mjek, uniforma për personelin, rritjen e mundësive teknike në stomatologji, sistemin e informimit shëndetësor, parkun e automjeteve etj., jane punë që askush nuk mund t’i mohoj, bile as militantet më të zjarrtë të oponencës politike në Gjilan.
Falë menaxhimit të shkëlqyeshem të asaj me cka jemi furnizuar nga Ministria dhe intervenimeve nga Komuna, ne kemi pasur nivelin e furnizimit me barna dhe material harxhues në nivelet më të larta që nga pas lufta. Plotësimi i listes esenciale me mbi 80 për qind është dicka që duhet vlerësuar edhe pse kjo nuk është krejtë kompetencë e Komunës.
Lidhja Demokratike e Kosovës me qeverisjen e Gjilanit është përkujdesur që të shtohen shërbimet e ndryshme për qytetarët, që më herët te e shumta, vetëm kanë mund të synohen nëper dokumente dhe takime të atyre që udhëhoqën. Po harrojnë ata që kur e kanë humbur pushtetin, iu kanë mbetur borxh dhjetëra puntorëve të angazhuar me programe të Caritas. Tash po e anashkalojnë faktin qe vonesat e pagave të punëtoreve të angazhuar në programin me Caritas, janë pasoje e proceseve politike në nivel qendror që shkaktuan çrregullim në të gjitha sferat e jetës së kosovarëve dhe dihet se protagonistët e krejt kësaj janë shefat e tyre në Prishtinë.
Nën qeverisjen e LDK’së në Gjilan, është arritur qe kontrollat sistematike të fëmijëve në shkolla dhe programin e dezinsektimit të ambienteve të kaloj në rutinë të planifikimit dhe implementimit sa që nuk trajtohen më si problem. Vizitat në shtëpi dhe shërbimet tjera sa më afër qytetarëve, kane rezultuar me mbi 5000 shërbime, gje që dikur as që mund të imagjionohej.
Puna e shkëlqyeshme në programe të ndryshme të edukimit te vazhduar profesional ka bërë qe punëtoret shëndetësor të ndihen komod me rastin e zhvillimit të procesit të rilicencimit nga ana e Ministrise së Shëndetësisë sepse ata ose kishin plotësuar kushtet e parapara ose kishin mundësi që gjatë vetë procesit të punës të arrihet objektiva.
Për të mos e zgjatur sepse kemi cka të themi edhe shume, ju rekomandojmë opozitarëve edhe pse e dimë që i dinë, që të marrin kurajon të vijnë te ne e t’ua dëshmojmë me fakte e fotografi se ku e patën katandisur shëndetesine primare, që lirisht mund të quhet një dramë me përmasa tragjike, qe fatmiresisht pas punes së madhe të bëre për këto kater vite ka nje happy end. Pra, LDK në krye me Lutfi Hazirin e ktheu në normalitet shëndetësinë primare, duke i dhënë prioritetin e parë të qeverisjes, thuhet në reagimin e LDK-së ndaj deklaratave të PDK-së.