Kadidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit edhe për një mandate qeverisës, ka gjetur pritje të ngrohtë në tubimin e përbashkët të banorëve të Lladovës dhe Nasalës.
Banorët e këtyre fshatrave kanë thënë se në këtë zgjedhje i besojnë sërish vizionit të Lutfi Hazirit, marrë parasyshë projektet e mëdha infrastrukturore që i ka realizuar në këtë zonë.
Kryetari Lutfi Haziri ia falënderoi banorët e Lladovës dhe Nasalës për besimin, duke thënë se ky besim përkthehet me përgjegjësi edhe më të madhe për punë në mandatin katër vjeçar.
“Do të vazhdojmë të punojmë në infrstrukturë në Lladovë e Nasalë dhe në Grykën e Karadakut. Po ju njoftoj se ne vetëm në dy vitet e fundit kemi filluar t’i realizojmë programet tona të katërshes së madhe, pasi që në dy vitet e para jemi marrë me gjendjen e rëndë që e kemi gjetur në Komunë. Do të vazhdojmë të punojmë me duar të pastra dhe dyer të hapura për qytetarët”, ka deklaruar Haziri.
Në këtë tubim është prezantuar edhe kandidatja për këshilltare komunale nga radhët e LDK’së në Lladovë, Shpresa Kurteshi Emini, e cila aktualisht është kryesuese e Kuvendit.
e sponsorizuar nga LDK