Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Gjilan, ka mbajtur tubimin e saj qendror në të cilën ka marr pjesë edhe kreu i LDK-së Isa Mustafa, i cili ka kërkuar nga gjilanasit ta votojnë Lutfi Hazirin, për kryetar të Komunës, si dhe listën e kandidatëve për asamble, për siç ka thënë, që fitorja e LDK-së, të jetë sa më bindëse.
Mustafa është shprehur se nuk ka dyshim që Haziri do të fitojë sepse ishte shembull si qeverisët komuna pasi gjatë qeverisjes së tij katër vjeçare e ka kthyer në Gjilan zhvillimin, perspektivën dhe shpresën për të rinjtë e kësaj komune.
Andaj, Mustafa tha se edhe kësaj here Luta do të ngadhënjejë, duke kërkuar kështu që të votohet ai që fitorja e tij të jetë pa balotazh, sepse, siç u shpreh ai, Luta dhe LDK nuk kanë konkurrencë në Gjilan, pushteti lokal i Gjilanit do të qeveriset nga LDK-ja dhe do të jetë qeveri lokale e të gjithë qytetarëve.
Mustafa ka përmendur investimet që janë bërë në Gjilan duke thënë se ato asnjëherë nuk kanë qenë më shumë sesa përgjatë qeverisjes katërvjeçare të Hazirit, ndërsa atë dhe LDK-në e bëri meritor edhe për autostradën që do ta lidh Gjilanin me Prishtinën e me Luginën e Preshevës.
I pari i LDK-së u ka bërë thirrje gjilanasve që 22 tetorin ta shndërrojmë në referendum për të ardhmen e Gjilanit e Anamoravës dhe krejt Kosovës së integruar në Bashkimin Evropian dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërsa, nën brohoritjet “Luta, Luta…”, kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se qytetarët e kësaj komune nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër përveç LDK-së dhe se fitorja e saj do të jetë për të vazhduar projektet dhe punët e mira që janë bërë edhe përgjatë këtij mandati.
Haziri tha se nuk ka dyshim që LDK-ja do të jetë fituese dhe do të vazhdojnë tutje projektet për zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës, ndërtimin e infrastrukturës dhe krijimin e perspektivës për të rinjtë e kësaj komune.
Luta u ka thënë mijëra të pranishmëve në sallë se zotohet para tyre dhe gjithë gjilanasve, se në mandatin e ri në Gjilan do të vazhdojnë të punojnë për secilin qytetar, duke ndërtuar rrugë, kanalizime, ujësjellës dhe shkolla, çerdhe, stadiume, shtëpi kulture, sepse kanë krijuar parakushtet. “Ne kemi buxhetin. Të tjerët po presin kot, sepse lezeti i këtyre zgjedhjeve do t’u mbetet vetëm bilbordat dhe video spotet”, ka thënë tutje Haziri.
Sipas tij, qeverisja aktuale e Gjilanit ka krijuar kulturën dhe brendin e prodhimeve të ndërmarrësve të suksesshëm të Gjilanit, të cilët prodhimet e tyre tash i plasojnë në tregun evropian. “Këta janë heronjtë e sotëm të Kosovës, të cilëve u ka dalë krah qeverisja qendrore e LDK-së, e udhëhequr nga Isa Mustafa”, ka thënë ai.
Haziri ka thënë tutje se komuna e Gjilanit do të kujdeset edhe për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës, të cilët me investimet infrastrukturore, do ta kenë më të lehtë të komunikojnë me Kosovën, ashtu sikurse edhe bashkatdhetarëve që do t’ua shkurtojmë rrugën e rikthimit tek familjet e tyre.
Përndryshe, Shtabi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan ka falënderuar qytetarët që në mënyrë masive morën pjesë në tubimin madhështor në përkrahje të Lutfi Hazirit dhe Listës për asamble komunale.
Shtabi konstaton se në tubim kanë marrë pjesë mbi 8 mijë njerëz, ndërkaq iu ka kërkuar falje qindra simpatizantëve që kanë mbetur jashtë dhe janë detyruar që të kthehen në shtëpitë e tyre për ta percjellë transmetimin e drejtpërdrejt përmes televizioneve.
Shtabi i LDK’së vlerëson se me këtë mbështetje partiake e qytetare, LDK e Gjilanit blindohet me Lidhjen për Gjilanasit dhe e duan Lutën pa balotazh.
e sponsorizuar nga LDK