LDK-ja, nëndega në Dobërçan të Gjilanit, përmes një deklarate për publikun, ka kërkuar dorëheqjen nga udhëheqja e LDK-së të kryetarit të partisë Isa Mustafa dhe të gjithë fajtorëve të tjerë në kryesi të LDK-së.
Ja deklarata e plotë:
Ne mbledhjen e mbajtur sonte, kryesia e nëndegës ne mënyrë unanime u pajtua te lëshojë për publikun këtë;
D E K L A R A T Ë
Duke kërkuar përgjegjësi nga të gjithë ata që kundër vullnetit të votuesve të LDK-së, lidhen koalicion me partinë mafioze PDK, e me vonë edhe kryet e kësaj partie, zgjodhi president, duke qenë në vazhdimësi ne si kryesi transmetues i zanit të votuesve, kërkojmë dorëheqjen nga udhëheqja e LDK-së të kryetarit të partisë Isa Mustafa dhe të gjithë fajtorëve të tjerë në kryesi të LDK-së, të cilët ishin promotor i koalicionit me partine mafioze PDK-së.
Kosova ka nevojë për LDK të fortë, ku përgjegjësia politike është në nivelin me të lartë.
Për kryesine e nëndegës
Kryetari i LDK-së për Dobërçan
Naser Arifi