Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka konfirmuar se kandidati i LDK-së për kryeministër do të jetë Avdullah Hoti.
“Kemi diskutuar për Avdullah Hotin, Kujtim Shalën, Lutfi Hazirin dhe ka pasur edhe emra të tjerë që janë përmendur. Me vullnetin e të gjithëve jemi pajtuar që Avdullah Hoti të propozohet për kryeministër në qeverinë që ne së bashku me partitë e tjera partnere do t’ia propozojmë Kuvendit”, ka thënë Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.
Nga ana e tij, Avdullah Hoti ka thënë se si çështje të rëndësishme fillimisht do të jenë përballja me pandeminë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike, megjithatë shton se dialogut me Serbinë është gjithashtu një nga çështjet më të rëndësishme që do të përballen.