DYLON

Era Syla fiton Medalje të Bronztë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2020

Era Syla fiton Medalje të Bronztë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2020
Avatar photo Redaksia

Nxënësja Era Syla fiton Medalje të Bronztë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2020.

Ka përfunduar me sukses Olimpiada Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2020. Ekipi i Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze fitoi një Medalje të Bronztë.

EGMO është gara më e rëndësishme evropiane e matematikës për vajza, në të cilën marrin pjesë pothuajse të gjitha vendet e evropës dhe shumica e vendeve jashtë Evropës marrin pjesë në cilësinë e mysafirëve, të përfaqësuara nga nxënëset më të mira të matematikës.

EkoHigjiena

Ky është viti i parë që Kosova merr pjesë në këtë olimpiadë prestigjioze. EGMO është kampionati evropian i matematikës për nxënëset e shkollave të mesme. Prandaj, arritja e Erës është vërtet e jashtëzakonshme.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e uron dhe e përgëzon nxënësen Era Syla për suksesin e arritur dhe për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze!

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e matematikës.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës, Prishtinë,

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.