Qendërmbrojtësi i ardhur në këtë afat kalimtar te Gjilani si një ndër përforcimet më të rëndesishme, Yll Shameti, ka pësuar një lëndim të rëndë.
Ende pa e filluar mirë kampionatin, Ylli do të mungojë gjatë gjithë stinorit vjeshtor.
Mbrojtësi 35 vjeçar nga Gjirokastra është operuar të hënën në njërin nga spitalet e Athinës në Greqi në miniskusin e këmbës së tij të majtë, teksa futja nën ‘brisk’ pritet ta lërë atë shumë gjatë jashtë fushave të blerta.
Ndërkohë, mësohet që Gjilani ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij. SC Gjilani ka arritur marrëveshje me ish-mbrojtësin e kombëtares shqiptare Franc Veliu.