Naim Pira, kryesues i Kuvendit Komunal në seancën e dytë të rregullt që u mbajt sot fillimisht bëri me dije se aktet e fundit të cilat janë nxjerrë nga ky organ janë shpallur të ligjshme nga departamenti ligjor i MAPL-se. Ai për këtë falënderoj të gjithë këshilltarët e këtij kuvendi.
Kryesuesi, Pira tha se po ashtu Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka dhënë pëlqimin për zonën ekonomike me statusin Park Industrial në fshatin Budrige. Kurse me theks të veçantë është diskutuar mbi pasqyrat financiare për periudhën Janar- dhjetor 2016, ku nder tjerash Ibrahim Rama, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim beri me dije se për vitin fiskal 2016 janë shpenzuar 9.997.116,65€.
Drejtori Rama paraqiti edhe propozim vendimin për rritjen e buxhetit komunal nga të hyrat vetanake për vitin 2016 pasi që komuna ka tejkaluar planifikimin e paraparë prej 15,059.22€ të cilat do të ndahen në sektorë të ndryshëm kurse pjesa më e madhe e kësaj shume prej 8.059.22€ do te shkojë në sektorin e Arsimit.
Gjatë kësaj seance me shumicë votash janë miratuar edhe katër propozim vendime si: plani i integritetit 2017-2020, raporti i punës së Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për vitin 2016 si dhe plani i këtij komiteti për këtë vit.
Gjithashtu me shumicë votash është votuar edhe plani i punës së Komitetit konsultativ për Personat me aftësi të Kufizuara për vitin 2017. Në fund të kësaj seance është dhënë edhe një informatë mbi fillimin e gjysmë vjetorit të dytë shkollorë 2016/2017.
Ndonëse në rend të ditës ishte paraparë të shqyrtohet edhe propozim vendimi për rregullimin e komunikacionit në qytetin e Vitisë dhe territorin e saj kjo është shtyrë për një seancë tjetër pasi që në diskutimin publik që është mbajtur për këtë propozim janë dhënë shumë rekomandime të cilat janë në fazën e shqyrtimit që të inkoperohen në këtë dokument.