Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, në një video të publikuar në profilin e tij në facebook ka thënë se do të shkojë sot në takimin me presidentin e vendit, Hashim Thaçin, pa marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në.
“Sot u bënë tre muaj nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, kur qytetarët masivisht votuan edhe për ndryshime politike në vend edhe e bënë Lëvizjen Vetëvendosje subjekt të parë e fitues. Më 26 dhjetor 2019, në seancën konstituive të legjislaturës së shtatë u detyruam të shkojmë pa marrëveshje me LDK-në. Sot, më 6 janar 2020, në takim konsultativ me presidentin e Republikës, sërish jam i detyruar të shkoj pa marrëveshje me LDK-në. Përkundër përpjekjeve të mia të vazhdueshme, nuk mu bë e mundur të kem një takim me kryetarin e LDK-së para këtij takimi të sotëm me Presidentin e shtetit”.
Për më tepër shih videon:
https://www.facebook.com/albini2017/videos/471994037060189/