U mbajt mbledhja e parë e këshillit të drejtorëve

U mbajt mbledhja e parë e këshillit të drejtorëve

U mbajt mbledhja e parë e këshillit të drejtorëve, kryetari Haliti potencon se Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar për realizimin e projekteve të shumta në interes të qytetarëve.

Sot në Viti, është mbajtur mbledhja e parë e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, me këtë rast kryetari i Komunës së Vitis, Sokol Haliti ka kërkuar nga drejtorët e drejtorive që të përgatisin raportet e punës për vitin e shkuar por edhe planet e punës për këtë vit.

Ai potencoi se Komuna e Vitisë, mbetet e përkushtuar që edhe gjatë vitit 2020 të ju ofrojë qytetarëve shërbime sa më të mira dhe kërkoj nga secili drejtor që të jenë të përkushtuar në arritjen e planifikimeve për këtë vit.

“ Viti 2019 ka qenë i suksesshëm për ne dhe për këtë dua të ju falënderoj secilin prej jush. Natyrisht se ne synojmë që viti 2020 të jetë edhe më i suksesshëm prandaj kërkoj nga ju që të jeni edhe më të përkushtuar në punë dhe atë me partnerët tanë, me qëllim që qytetarëve tanë të ju ofrojmë shërbime sa më të mira”, u shpreh Haliti.

Ndërkaq gjatë këtij takimi është biseduar edhe për disa sfida me të cilat është ballafaquar komuna e Vitisë në vitin 2019 si dhe për mundësitë e tejkalimit të tyre.

Gjithashtu kryetari Haliti falënderoj partnerët e ndryshëm me të cilët janë realizuar projekte të shumta në vitin 2019 dhe shtoj se edhe për këtë vit është paraparë jo vetëm të vazhdohet bashkëpunimi me partnerët aktual por edhe me partnerë të tjerë me qëllim të realizimit të sa më shumë të projekteve në këtë komunë dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.

KOMENTE