Një delegacion gjerman vizitoi sot Lëvizjen Vetëvendosje. Në mes tyre ishin dhe Bernd Karwise dhe Heinz Stoppe. Ata u pritën nga Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deputeti Sami Kurteshi dhe Koordinatorja e Komiteteve profesionale, Dejona Mihali.
Gjatë takimit i njoftuam pjesëtarët e delegacionit për programin tonë që përfshin tri reformat për shtetin zhvillimor (Fondi Sovran, Agjencia e Zhvillimit, Banka Zhvillimore) që do ta nxirrnin nga kriza Republikën e Kosovës duke rritur punësimin.
Nga ana e tyre delegacioni gjerman i shoqëruar nga profesionistë shqiptarë, shprehën interesimin e veçantë për të njohur dhe kuptuar në hollësi hapësirat e bashkëpunimit në sektorët strategjikë dhe gjendjen aktuale të ekonomisë në Kosovë.