Me rastin e zgjedhjes Kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini, ka thënë për Portalin 2LONLINE se akti i zgjedhjes së saj në krye të këtij institucioni, shënon një datë të rëndësishme jo vetëm për të, por edhe për Gjilanin, shënon aktin e besimit ndaj të rinjve dhe gruas njëkohësisht.
Kurteshi-Emini ka deklaruar se do të angazhohet maksimalisht që këtë detyrë ta kryej me nderë e përgjegjësi, gjithmonë në bashkëpunim me akterët e brendshëm dhe të jashtëm që janë të përfshirë në mbarëvajtjen e punës së Kuvendit Komunal.
Gjithashtu, një falënderim të thellë ka bërë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, Dega Gjilan, Kryetarin e Komunës së Gjilanit Lutfi Hazirin, për besimin që ia kanë dhënë për të udhëhequr këtë institucion.
Kurteshi – Emini, ka falënderuar edhe anëtarët e Kuvendit Komunal të Gjilanit, nga radhët e Vetëvendosjes, PDK-së, AAK-së, AKR-së, NISMA-s dhe minoritetet (KDTP, LS), për mbështetje, duke theksuar se po të njëjtën mbështetje dhe konstruktivitet për kuvendin e pret dhe në të ardhmen, e cila do të përkthehet ne rezultate pozitive për qytetin dhe qytetarët e Gjilanit!