DYLON

Albin Kurti edhe zyrtarisht kryetar i Vetëvendosjes

Albin Kurti edhe zyrtarisht kryetar i Vetëvendosjes
Avatar photo Redaksia

Ditën e diel, pas numërimit të votave në zgjedhjet e brendshme për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm (KZP) ka bërë shpalljen e rezultateve paraprake të votimit.

Pas shpalljes së rezultateve paraprake, në përputhje me Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, KZP-ja ka lënë 24 orë afat në dispozicion për paraqitjen e letër-ankesave nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Rregullores, secili anëtar ka patur të drejtën e votës, ashtu siç ka patur edhe të drejtën për t’u ankuar pranë KZP-së për cilëndo pjesë të procesit zgjedhor. Gjatë afatit në dispozicion për pranimin e ankesave, pranë KZP-së nuk është paraqitur asnjë letër-ankesë për procesin zgjedhor.

EkoHigjiena

KZP-ja ka konstatuar se procesi ka qenë i rregullt, dhe bazuar mbi rezultatet e bëra publike, shpall zyrtarisht deputetin Albin Kurti kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i uruar punë të mbarë në mandatin e ri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.