A kanë të drejtë të bëjnë fushatë partitë në pushtete?! Sipas ligjit po. Por, sipas ligjeve të pashkruara si janë: aspekti moral, parimor, njerëzor… etj, JO!
Nuhi NUHIU
Çka i premtojnë tani qytetarëve, çka kërkojnë nga qytetarët, kuptohet votën. Pas votës kërkojnë që qytetarët t’i zë gjumi katërvjeçar. Kjo është e tëra nga pozita.
Pozita, s’ka nevojë të shpalos program politikë, ekonomik, të zhvillimit.., arsyeja është se ata akoma nuk e kanë realizuar premtimin e dhënë, por iu duhet edhe katër vite qeverisje.
Krejt kjo është në programin e tyre. Prandaj, partitë që ishin në pushtet dhe që akoma nga e njëjta strukturë udhëhiqet, ku është morali i tyre të bëjnë fushatë? Por, me që të parët e kanë filluar fushatën, këta tani e kanë kuptuar se dheu nën këmbë po iu rrëshqet.
Qytetarët më nuk po udhëhiqen me mentalitetin e vitit 2013,tani qytetari , po e verifikon kandidatin për këshilltar, do të voton, pavarësisht partisë do të voton individin.
Kjo, asnjëherë nuk ka ndodh që, kryetari i komunës t’ ia fillojë fushatës akoma pa filluar data sipas ligjit zgjedhor. Kjo, çka po ndodhë, po jep me tregue se, s’ka më komoditet, luks në zgjedhje, sepse më pushteti nuk fitohet me duar në xhepa, më së miri e paska kuptuar dhe mësuar LDK.
E kuptojë këtë qeverisje komunale që mund ta vlerësojë se koalicioni me AAK-në e ka penguar, ani se tani, s’po e kuptojë, kush kënd e ka penguar!. Por, kjo vije pasi që kanë dështuar në qeverisje dhe tani luhet pingpong në mes vete.
E mira e gjithë kësaj fushate e pafilluar zyrtarisht, por me pritje se ndryshime do të ketë, por edhe theqafje do të ketë. Dhe krejt në fund. E keqja të shkojë dhe kurrë mos u ktheftë.
Qytetari, po i njeh shkronjat, por edhe numrat. Fushata le të vazhdon, kurse qytetari fort mirë le të mendon. Kurrë humbësi, mos të na kthehet në fron!
“Dardha që bie nga dega ajo kalbet, nuk është për turshi”