DYLON

Nënshkruhet Pakti Territorial i Punësimit mes Vitisë, ADC-së dhe UNDP-së

Nënshkruhet Pakti Territorial i Punësimit mes Vitisë, ADC-së dhe UNDP-së
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Korporatën austriake për zhvillim dhe UNDP, që ka të bëjë me promovimin e pjesëmarrjes në tregun e punës dhe përfshirjen sociale të individëve të cenueshëm në komunën e Vitisë.

Koordinatorja e këtij Projekti nga UNDP Valbona Bogujevci , ka thënë se me këtë nënshkrim, po fillojmë me zhvillimin e bashkëpunimit me komunën e Vitisë, pas suksesit që kemi pasur me dy komunat tjera, pjesë e këtij projekti.

Ky dokument është rezultat i punës së bashkërenduar të shumë njerëzve në Komunën e Vitisë, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve që jetojnë në Komunë.

EkoHigjiena

Të gjithë ata kanë marrë pjesë në përgatitjen e këtij Pakti Territorial për Punësim (PTP) dhe kanë dhënë informacion të vlefshëm për sfidat, shqetësimet e përbashkëta dhe perspektivat për intervenime për të gjeneruar dhe formalizuar punësimin në komunitet, si një mjet për përmirësimin e kushteve të jetesës brenda territorit.

Ndërsa Arsim Aziri nga Ambasada austriake , ka theksuar se besojmë në rezultate të mira , pasi që projekti është implementuar me sukses në komunat Shtërpcë dhe Dragash.

Kurse kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti, është shprehur falënderues ndaj gjithë atyre që kanë qenë pjesë e këtij projekti.

“Ne kemi dashur këtë projekt, e kemi dashur këtë bashkëpunim, andaj normal se presim edhe rezultate të mira. Si Institucione lokale kemi qenë vazhdimisht të përkushtuar në punësimin e grave dhe të rinjve.Këto projekte po na mundësojnë që të arrijmë synimet tona, me që dihet se buxheti I komunës nuk është i mjaftueshëm, por falë këtyre bashkëpunimeve si ky me ADAN austriake, UNDP, etj ne po arrijmë të gjenerojmë mundësi punësimi”, ka thënë Haliti.

Implementimi i projektit PTP për Komunën e Vitisë financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC), Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komuna e Vitisë, në kuadër të projektit Zhvillimi i Integruar Territorial 2017-2020 (InTerDev 2).

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.