/Me shkas, të premten që shkoi Qeveria e Serbisë caktoi masa të përkohshme në KK të Preshevës pasi, kaloi afati ligjor për mos funksionim të mbajtjes së seancave të parapara dhe Presheva do të shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme/
Prishtina e Tirana zyrtare nuk mund t’i ikin përgjegjësisë pse nuk arritën të shtrojnë autoritetin e ndikimin që të arrijnë një unitet dhe të merren vesh këshilltarët komunal për të qeverisur me Komunën.
Kuvendi Komunal i Preshevës, nuk ka pas nevojë që qeveria serbe të emërojë anëtarët e organit të përkohshëm që do të qeverisë me Komunën e Preshevës deri në zgjedhjet e reja të parakohshme. Presheva fare s’ka pas arsye të shkohet në këto zgjedhje, ky kuvend nuk e ka atë luks të shkoj në zgjedhje.
Në vend që të punohet dhe të funksionojë ky kuvend komunal, ekzekutivi dhe kryetari i komunës, që nga zgjedhjet e 24 prillit të vitit të kaluar vetëm me emërime e shkarkime është marrë. Kjo i bie kur mungon bashkëpunim dhe përgjegjësia në kumunë, që qind për qind përbërja e këshilltarëve komunal është shqiptare, nuk mbetët tjetër veçse caktohen masa të përkohshme nga qeveria serbe.
E, Beogradi menaxhon aq mirë me Listën Serbe që përfaqësohen me nëntë deputetë në Parlament të Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 11 qershor 2017.