DYLON

Kur kemi pasivizim e diskriminim ekziston mundësia e manipulimit edhe e regjistrimit! 

Kur kemi pasivizim e diskriminim ekziston mundësia e manipulimit edhe e regjistrimit! 
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Refik HASANI

Procesi i regjistrimit në Serbi i filluar më datën 1 Tetor, është duke u zhvilluar, në këtë regjistrim, ka vështirësi, sepse në komunën e Medvegjës janë 21 regjistrues të udhëhequr nga 4 instruktorë, e vetëm 3 regjistrues shqiptarë,

EkoHigjiena

Po ashtu në fshatin më të madh të Malësisë  së Bujanocit në Zarbicë, regjistrimi  ka filluar me vonesë prej 10 ditëve. Kurse  në Preshevë ka mjaftë regjistrues, dhe regjistrimi më mirë është duke shkuar, edhe pse numri është i madh që është në diasporë, e sigurisht duan të regjistrohen edhe kjo kategori.   

Popullata  në Krahinën Shqiptare që përfshin Medvegjë, Bujanoci e Preshevë, ka interesim të jashtëzakonshëm të marrë pjesë në këtë proces jetik të regjistrimit, dhe  është e njoftuar lidhur me procesin e regjistrimit. Kurse për pjesëmarrjen e shqiptarëve që jetojnë në Vojvodinë e Serbi nuk kemi njohuri sikurse edhe për shqiptarët në Rajonin e Sanxhakut.

Rezultati kur të mbaroj procesi më datën 31 tetor, presim të jetë me një pjesëmarrje të madhe, pasi si që dihet mirëfilli se në vitin 2011, shqiptarët  në Krahinën Shqiptare kanë bojkotuar regjistrimin, kurse në vitin 2002, regjistrimi i atij viti ishte me një pjesëmarrje simbolike, kurse në vitin 1991, regjistrimi i atij viti, ishte kur ngrehina artificiale e  quajtur RSFJ-ja ishte  në shpërbërje, pra nga kjo bie që vetëm regjistrimi  para 4 dekadave në vitin 1981, ishte kur shqiptarët e kësaj krahine morën pjesë, dhe ishte afër realitetit dhe objektivitetit  faktik.       

Rreziku ekziston dhe është i pranishëm, nga kjo është në një farë mënyre-thuhet se nuk po regjistrohem -pasi-nuk regjistrohem në databazë qendrore!!!   

Përmes këtij shkrimi shfrytëzoj rastin të bëj Apel për regjistrim sa më masovik  të shqiptarëve kudo që janë me punë e veprim, duke përfshij edhe diasporën, të marrin pjesë në Regjistrim. 

Po, ashtu kërkoj që OSBE-ja dhe instanca të BE-që janë në përcjellje, vëzhgim e monitorim të zgjedhjeve të monitorojnë të gjitha  fazat dhe proceset  e regjistrimit  duke përfshi deri në publikimin e tyre. 

Por, ka mundësi për manipulim dhe mos pasqyrim real të këtij procesi të regjistrimit, por kjo mund të shmangët vetëm falë OSBE-së dhe instancës së BE-së. 

Në Krahinën Shqiptare, kur kemi një diskriminim më të madh në këtë pjesë të Evropës, kur kemi  pasivizim të adresave dhe pastrim etnik në mënyrë institucionale, ekzistoni edhe mundësia e manipulimit edhe të këtij regjistrimi, prandaj duhet alarmuar instancat më të lartë të BE-së.  /2LONLINE/