Dullës nga Rahoveci, alias Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës po ngjanë se i ka humbur busulla, ngase kurrsesi nuk po mundet të sillet në situatat e reja të krijuara në shtet.
Shkruan: Ali BAJRAMI – 2LONLINE.com
Apo edhe ka mundësi që busullën e mban dikush tjetër dhe e përdor sipas kutit të tij.
Ngjarjet që po ndodhin dhe nuk po kanë të ndalur edhe më tej e me shpejtësi po degradojnë çdo gjë që me mund u krijua deri tani.
“Padrinot” e tijë qetas po vëzhgojnë situatën dhe po e vlerësojnë situatën e po ndërtojnë strategji të reja për kontroll të mëtejmë të mekanizmave shtetëror e për interesa personale.
E, Dulla si gjithherë elastik e në funksion të tyre. Por ai po harron që çdo gjë elastike në vete përmban edhe viskozitet.
E për mua, ky viskozitet ka të ngjarë se do harxhohet dhe do të dëmtoj rëndë elasticitetin e Dulles, ashtu që rezultati në fund do jetë i mjerë dhe i dëmshëm për të, dhe klikën rreth tij.
Por koston përfundimtare do ta paguaj si gjithherë qytetari.
Dullo, sa ma herët aq ma mirë për ty e sidomos qytetarin!