DYLON

Rugovistë, reflektoni sot se nesër bëhet vonë!

Rugovistë, reflektoni sot se nesër bëhet vonë!
Avatar photo Redaksia

Rugovistë, reflektoni edhe atë tani se nesër bëhet vonë. Trysni ndaj egoistëve, cinikëve dhe tinëzarëve e që në emrin dhe vullnetin tonë rugovist, ndërtuan kauza të rrejshme e për interesa personale. Ata keqpërdorën vullnetin tonë që kemi për sakrificë ndaj LDK-së, me synim të ndërtimit të shtetit.

Shkruan: Ali BAJRAMI

EkoHigjiena

Rugovistë. kjo kohë është ditë e reflektimit e jo e hakmarrjes apo xhelozisë. Edhe kjo dite është fitore e shqiptarëve kudo që janë, sepse është dite e reflektimit kombëtar.

Rugovistë, të ngritemi me vullnet që edhe njëherë t’i rikthehemi rugovizmit me një rugovist në krye.

Teknokratët le të jenë pasuria partiake e shtetërore pa të cilët ne nuk mundemi, por tani është koha për pinjollin e rugovizmit, që aq shumë e deshi dhe e promovojë i ndjeri, Dr.Rugova.

Tani ky pinjoll na nevojitet që të na bashkojë dhe ta ruaj kohezionin tonë.

Pinjolli rugovian mjaftë e luajti rolin e ekuilibruesit të krahëve të interesave tc ndryshme në parti, Tani ai duhet të dalë në skenën partiake dhe të thotë: çka është mjaftë,  është mjaftë dhe se gjendja nuk është e durueshme më.

Rugovistë të vërtetë, edhe njëherë të ringritemi si feniksi dhe t’u themi “Go Home”, të gjithë vazalëve e servilëve partiakë, por, njëherësh të ua bëjmë me dije edhe liderëve se “mjaftë ëhtë mjaftë, sepse është koha e këndelljes e jo koha e kënagjegjeve.

Është koha që t’u thuhet trutharëve e trularëve, e sidomos trubythëve partiakë që nuk zgjedhin mjete të jenë afër liderëve për përfitime qyqare, se është koha që të skajohen.

Koha po kërkon njerëz të urtë, të qëndrueshëm e që kanë në zemër e shpirt, vizionin rugovian.

Rugovistë, është koha e zgjimit dhe e reflektimit. /2LONLINE.com/