DYLON

Kryeministri Kurti: Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës janë thelbi i sigurisë publike të shtetit tonë

Kryeministri Kurti: Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës janë thelbi i sigurisë publike të shtetit tonë
Avatar photo Redaksia

Gjatë vizitës në Drejtorinë e Doganore të Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës vlerësoi rritjen për gati 14 për qind të të hyrave në këtë vit apo rreth 110 milionë euro më shumë, krahasuar me vitin e kaluar në periudhën e njëjtë. Po ashtu, potencoi faktin se të hyrat e gjithmbarshme për vitin 2021 janë mbi 30 për qind më shumë se sa në vitin 2020 dhe është tejkaluar projeksioni për afër 10 për qind.

Në takimin e përbashkët me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin dhe me Drejtorin e Doganave të Kosovës, Agron Llugaliu, në të cilin ishin prezentë edhe zyrtarë doganorë nga pikat doganore në veri të vendit, Kryeministri Kurti u shprehu falënderim e mirënjohje Drejtorit të Doganave, udhëheqjes së Doganës së Kosovës, por edhe secilit prej 582 zyrtarëve gjithsejtë, që punojnë në këtë institucion shumë të rëndësishëm të Republikës.

EkoHigjiena

Po ashtu, u vlerësua fakti që vlera e konfiskimeve dhe sekuestrimeve sivjet është 5 milionë euro, 3 milionë euro më shumë se sa vitin e kaluar për periudhën e njëjtë.

Kryeministri theksoi se bazuar në matjet e fundit, edhe besueshmëria te qytetarët e Republikës për Doganat e Kosovës është rritur.

“Një studim i Bankës Botërore ka treguar që edhe koha e zhdoganimit ka përmirësim të madh në vlerën 36 për qind për import dhe 16 për qind për eksport, krahasuar me matjen paraprake e kjo është tejet e rëndësishme për investitorët e huaj e në veçanti për ekonominë e Kosovës, për komunitetin e biznesit, i cili me këtë të dhënë padyshim që inkurajohet për t’i riinvestuar fitimet e kursimeve”, potencoi kryeministri.

Me të gjitha këto të dhëna kryesore për doganat e Republikës së Kosovës, ne ndjehemi të sigurt që jemi në një progres, i cili edhe mundësohet edhe mbrohet nga Doganat e Republikës të cilat e mbrojnë shoqërinë tonë dhe janë pjesë themelore e sigurisë publike në vendin tonë, tha Kryeministri Kurti.

Ndërkaq, ministri Murati tha se kjo vizitë sot ishte shprehje e falënderimit dhe mirënjohjes për punën e deritanishme të Doganave dhe e mbështetjes për punën që na pret. Ai tha se ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve është e përkushtuar që të ndihmojë Doganat në rritjen e kapaciteteve, modernizimit të pajisjeve, që ka në dispozicion dhe të rikthimit të funksioneve, që Dogana ka pasur dikur, siç është rasti i terminaleve doganore shtetërore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.