“Apelojmë te të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm në shmangien e shkaktarëve të mundshëm të zjarrit për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë këto ditë dhe pas përfshirjes nga zjarri të disa vendeve në Kosovë”, thuhet në apelin e komunës së Kamenicës.
“Për çdo situatë Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Policia e Kosovës/Stacioni në Kamenicë janë në gjendje gatishmërie në çdo kohë.
Zjarrvëniet e qëllimshme si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepër penale dhe dënohen me ligj. /2LONLINE.com/