DYLON

Arrestohet personi i cili dyshohet për zjarrvënie

Arrestohet personi i cili dyshohet për zjarrvënie
Avatar photo Redaksia

Referuar situatës dhe rrethanave të krijuara nga zjarret, Policia e Kosovës është angazhuar intensivisht në hetimin e shkaktarëve të zjarreve dhe ndaj atyre personave që shkaktojnë zjarrvënie të qëllimshme.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta, sot patrullat policore kanë arrestuar si të dyshuar një person, të cilit me urdhër të prokurorit i është iniciuar rasti si zjarrvënie, mbi dyshimin e bazuar për një zjarrvënie afër varrezave në fshatin Babimovc të Obiliqit.

EkoHigjiena

Policia e Kosovës vazhdon të ju bëjë apel të gjithë qytetarëve të Kosovës që të mos i djegin hapësirat fushore hamulloret, në të kundërtën Policia e Kosovës do të jetë e pa kompromis ndaj zjarrvënieve të qëllimshme apo nga neglizhenca. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.