A thua Anamorava, e në veçanti Gjilani është lënë anash apo ka mbet si zorrë qorre nga Qeveria që sa vite me radhë?! Nuk ka dyshim se po!
Ku është problemi? A s’kemi pas njerëz tonë në Qeveri, e deputet që ta ngritin zërin, që t’i sjellin vendit të tyre atë që u takon?!
Në këtë aspekt duhet pasur parasysh edhe kontributin e madh që ka dhënë Anamorava në krijimin e shtetit të Kosovë.
Një fakt tjetër i pamohueshëm është lidhja e krijuar me Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc), duke ua lehtësua kësaj ane jetesën, si dhe duke u mundësuar komunikim më të lehtë më familjarët e tyre, të shpërngulur për vite me radhë në të gjitha anët e Kosovës dhe më gjerë.
Apo duhet të themi se nuk ka projekte/ide të mjaftueshme për vendin tonë?! Apo janë inatet partiake ato që kanë sjellë regjionin e [Anamoravës në këtë gjendje?!
Nëse ne si qytetarë të Anamoravës nuk kemi përfituar nga pushteti, sigurisht se deputetët e regjionit tonë kanë përfitua privilegje, rroga e mëditje të majme, si gjithë të tjerët!
Po këta deputetë, të cilët që sa vite janë ulur në kolltukë, a nuk kanë menduar ndonjëherë se a e meritojnë dhe a e kanë hallall rrogë dhe benificionet që i marrin?!
Këto ditë po dëgjojmë se Zëvendësministri Rexhep Kadriu po i sjellë Gjilanit me miliona euro, për këtë vit dhe dy vitet që vinë pas, deklarata këto të bëra pas takimit të zhvilluar me kryetarin Lutfi Haziri.
Mbesim më shpresë që këto projekte milionëshe të realizohen në Anamoravë.
Krejt kjo na jep të kuptojmë, se Anamorava e Gjilani ka projekte dhe ide, por pyetja është, a ka njerëz që janë në gjendje të sjellin donacione?!
Kthjelluni o deputet!.. ju jeni përgjegjës para popullit, e edhe më shumë ndaj vendit prej kah vini, sepse pikërisht qytetarët e këtij regjioni janë arsyeja, pse ju sot jeni ulur në ato kolltukë, duke gëzuar të gjitha ato benificione dhe paga të majme!
A mendoni ndonjëherë se sa janë të kënaqur vendasit me juve, duke përjashtuar familjarët tuaj, të cilët në një mënyrë ose tjetrën i gëzojnë po ashtu këto benificione?!
Është momenti i fundit që të reflektoni, përndryshe vota e qytetarëve të Anamoravës, e cila ju ka sjellë deri këtu, dinë edhe të ju ndëshkojë.
Hoxhë Bashkim Bajrami