DYLON

LDK: 34 vjet me LDK-në, familjen e madhe politike që i dha Republikës formë, besim dhe shpresë

LDK: 34 vjet me LDK-në, familjen e madhe politike që i dha Republikës formë, besim dhe shpresë
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 34-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Viti është mbajtur takimi i Degëve të LDK-së në Anamoravë. Të pranishmëve u është drejtuar kryetari i Degës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri. 

***

EkoHigjiena

LDK është partia më e vjetër, më e organizuar, më e strukturuar dhe partia e vetme që këtij vendi i dha formë, besim e shpresë se Republika jonë mundet dhe duhet të zhvillohet për t’u bërë e barabartë me të gjithë të tjerat. Roli i LDK-së për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi e në Ballkan është i jashtëzakonshëm.

Kjo familje politike e Ibrahim Rugovës, këtij vendi, përveç që ia dha identitetin e një Republike dhe një populli që tashmë udhëheq dhe vendos vet, ia dha edhe demokracinë dhe në këtë demokraci fitojnë edhe rivalët tanë.

Në këtë përvjetor, i falemi njeriut që e udhëhoqi një popull dhe e shpëtoi nga një masakër dhe një varr kolektiv të organizuar, por që në fund rezultoi me atë që besojmë dhe e themi – u lind për të shkaktuar procese të mëdha dhe për të realizuar ëndrra. I falemi dr. Ibrahim Rugovës. Urime 34-vjetori i LDK-së, njofton Dega e LDK-s në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.