Drejtuesi i Demokracisë në Veprim (DnV), Ismet Kryeziu, ka bërë me dije se Kosova ka nevojë për një reformë zgjedhore.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo reformë duhet ta prekë kornizën ligjore të zgjedhjeve nacionale dhe zgjedhjeve lokale.
Sipas Kryeziut, reforma e cila duhet ta garantojë efikasitetin e sistemit zgjedhor, duhet të fillojë menjëherë pas garës së balotazhit.
Kryeziu i ka ftuar kandidatët të cilët do të garojnë për kryetar komune, që në balotazh të fokusohen tek prezantimi i programeve, duke përdorur strategji efikase për ta nxitur besimin edhe të elektoratit nga partitë e tjera të cilat nuk janë pjesë e garës së balotazhit.
BURIMI: Epoka e Re