Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka pritur delegacionin nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi që po qëndron në Luginë.
Postimi në Facebook nga Ardita Sinani:
Delegacioni i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, i kryesuar nga Sonja Biserko vizitoi komunën e Preshevës, ku pata kënaqësinë ta pres në kabinetin tim.
Delegacioni është duke grumbulluar informacione mbi gjendjen e të drejtave të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës me qëllim të përpilimit të Raportit të rradhës mbi të drejtat e njeriut dhe pakicave.
Në këtë takim mjaft bashkëpunues diskutuam për problemet e shumta me të cilat përballen Shqiptarët e Luginës së Preshevës. Theks i veçantë u vu mbi problematikën e pasivizimit të adresave të Shqiptarëve.
Mosnjohja e diplomave të Kosovës, si dhe burokracia e stërzgjatur e njohjes së diplomave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut ishte poashtu temë e bisedës me znj. Biserko, probleme këto për të cilat edhe më tutje udhëheqja shtetërore e Serbisë vazhdon të sillet e painteresuar për zgjidhejn e tyre.