Si të parandalohen incidentet në shkollat tona?!

Si të parandalohen incidentet në shkollat tona?!

Në shkollat tona si pasojë e një mungese të madhe të edukimit të përgjithshëm, si atij shkollor, si atij familjar dhe mos pasjes mundësi me ec në hap me zhvillimet dhe me teknologjinë, po na ndodhin incidente si ky i fundit në Prishtinë.

Shkruan: Bekim Thaqi

Është nevojë imediate të shtohet një lëndë e re e që nuk ka rëndësi shumë emërtimi por që do merrej me etikën njerëzore, rregullat shoqërore dhe sjelljen me të tjerët në raport me moshën, gjininë, dhe autoritetin më të lartë.

Kjo lëndë do fillonte që nga klasa e parë dhe do të ishte prezente përgjatë gjithë ciklit shkollor deri në përfundim të shkollës së mesme me një fond në të madh të orëve e jo vetëm simbolik.

 (Praktika japoneze do te duhej marrë në konsideratë gjithmonë duke pasur parasysh kontekstin tonë kulturor, shoqëror e historik). /2LONLINE.com/

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE