DYLON

Shpallen rezultatet e konkursit letrar “Lulëkuqet e Prillit”

Shpallen rezultatet e konkursit letrar “Lulëkuqet e Prillit”
Avatar photo Redaksia

Manifestimi letrar “Lulëkuqet e Prillit” -2021, përmbylli aktivitetin letrar me mbajtjen e orës letrare në lokalet e Gjimnazit “Ismail Qemali”, në Kamenicë, me numër të kufizuar shkrimtarësh, duke iu përmbajtur rregullave të pandemisë.

Për rëndësinë e Manifestimit letrar “Lulëkuqet e Prillit” foli Dr, Hysen Matoshi.

EkoHigjiena

Juria e konkursit letrar “Lulëkuqet e Prillit” 2021 në përbërje: Sulejman Dërmaku, kryetar, Sinan Sadiku dhe Musa Ahmetaj, anëtarë,vlerëson se konkursi letrar ishte relativisht i suksesshëm, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Juria ka vendosur të shpërblehen poezitë:

1. Çmimi i parë, Monolog i pakryer, shifra “Gjergj ElezAlia”

2. Çmimi i dytë, Gand, shifra “Vurratat”

3. Çmimi i tretë,Vonë të del gjumi, shifra “Çelësi”

Juria ka vendosur të shpërblehen tregimet:

1. Çmimi i parë, Ditëlindja, shifra “Ditëlindja”

2. Çmimi i dytë,Ajo, shifra “Pa shifër”

3. Çmimi i tretë, Maria, shifra “Mëkatarja”

Janë eliminuar një poezi dhe një tregim për arsye se nuk u janë përmbajtur kritereve të konkursit. Te poezia në vend të shifrës është shënuar emri i autorit, ndërsa tregimi ka qenë më i gjatë se tri faqe, ndërkaq në konkurs ka qenë e caktuar deri në tri faqe me rreshta të rrallë.

Për botim në revistën letrare – kulturore “Nositi” propozohen poezitë: Po vij, shifra “Djepi”;Kur jeton përjetësisht, shifra“Pranvera e përgjakur”;Evë, shifra “Lola1”; Nëse mundni, shifra “Dt.15.12.2019”dhe Shpresa si feniks, shifra “Në emër të Jetës”.

Po ashtu, për botim në revistën NOSITI, propozohen edhe tregimet: Se desha mëmëdhenë, u bëra komit, shifra“Dt.03.04.2021”; Katër jetë për katërqind, shifra “Rrno për me tregue”; Kamerierja, shifra “Pëllumbi” dhe Pritja, shifra “Magjia e pritjes”, transmeton 2LONLINE.com.

Fituesve urime, të tjerëve suksese gjatë viteve të ardhshme!

Luten autorët e punimeve të shpërblyera të dëshmojnë autorësinë e punime të tyre në adresën : [email protected], thuhet në njoftimin e organizatorit, Klubit Letrar “Nositi”. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.