Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim veprimtarin vitias, Heset Ahmeti që ndër tjerash është edhe drejtues i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Iliria” në Koper të Sllovenisë.
Me këtë rast Kryetari Haliti, e ka nderuar atë me një falënderim për kontributin e dhënë për vendin. Kryetari Haliti ndër tjerash u shpreh se Komuna e Vitisë, ju është mirënjohës atij dhe shoqatës që drejton për punën që e kanë bërë për vendin.
“Komuna jonë mbetet e përkushtuar të falënderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe po vazhdojnë të punojnë për të mirën e vendit. Prandaj ky falënderim sot ju dedikohet juve z. Ahmeti për kontributin që keni dhënë për vendin edhe pse gjendeni jashtë saj”, u shpreh Haliti.
Ndërkaq, Ahmeti i cili është nga fshatin Sllatinë e Epërme të Komunës së Vitisë, potencoi se ky falënderim ka një rëndësi të veçantë për ta.
“Unë kam pranuar shumë mirënjohje dhe falënderime dhe atë edhe nga institucionet e ndryshme, por ky falënderim nga Komuna ime ka një vlerë të veçantë për mua” u shpreh Ahmeti.