Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
Në këtë takim është diskutuar bashkëpunimin ndërkomunal dhe ndërkufitar ndërmjet dy komunave.
I pari i komunës, ka thënë se bashkëpunimin do ta fillojnë me projekte për rinin.
“Sot pata kënaqësinë të pres në takim Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi.
Është me rëndësi për ne, që të bëhet ndërlidhja midis komunave, nëpërmjet bashkëpunimeve ndërkomunale.
U zotuam se bashkëpunimin do ta fillojmë me projekte për rininë e të dyja komunave, duke vazhduar më pas me ekonominë, sportin e kulturën.
Bashkëpunimet ndërkufitare janë gjithmonë të mirëseardhura, atëherë kur ekziston vullneti i të dy komunave, dhe kur qëllim është e mira e përbashkët për qytetarët e tyre”, ka thënë ai. /2LONLINE/