DYLON

Lutfi Haziri: Qeveria duhet ta rishikojë urgjentisht vendimin për lëvizjen e lirë të shqiptarëve të Kosovës Lindore

Lutfi Haziri: Qeveria duhet ta rishikojë urgjentisht vendimin për  lëvizjen e lirë të shqiptarëve të Kosovës Lindore
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i LDK – së në nivel qendror dhe i Degës në Gjilan, Lutfi Haziri, ka takuar sot kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

“Takim vëllazëror me kryetarin e Komunës së Bujanocit, mikun tim Nagip Arifi. 

EkoHigjiena

Diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit mes nesh, në veçanti për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Bujanocit e Kosovës Lindore, në kohën e masave anti-Covid-19 në Kosovë. 

Vendimi i qeverisë për futjen e vëllezërve tanë të Kosovës Lindore në Republikën e Kosovës duhet të rishikohet në mënyrë urgjente.

E falënderoj mikun tim, Nagip Arifi për  bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për angazhimin e madh për fuqizimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore!”, tha nënkryetari i LDKse, z. Lutfi Haziri

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.