Sot, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka marrë pjesë në lansimin e Programit të ELOGE-së, organizuar nga Asociacioni Europian për Demokraci Lokale dhe MAPL.
Ai ka thënë se aty u diskutua rreth 12 parimeve kryesore për qeverisje të mirë lokale.
Të drejtat e njeriut, demokracia dhe sundimi i ligjit janë tri shtylla themelore përmes së cilave synojmë për një qeverisje të mirë, efektive e në shërbim të qytetarëve.
“Përmes këtij programi, komunat do të ndihmohen në përmirësimin e performancës së tyre, në ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë, në kuadër të një sistemi të përmirësuar të vetëqeverisjes lokale”- tha Rahimaj. /2LONLINE/