DYLON

Ministri Mehaj priti në takim gjeneralët të FSK-së në pension, Agim Çekun, Sylejman Selimin dhe Kadri Kastratin

Ministri Mehaj priti në takim gjeneralët të FSK-së në pension, Agim Çekun, Sylejman Selimin dhe Kadri Kastratin
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj sot ka pritur ish-komandantët e FSK-së, gjeneralët të FSK-së në pension, Agim Çekun, Sylejman Selimin dhe Kadri Kastratin.

Me këtë rast, ish-komandantëve të FSK-së, Ministri Mehaj u shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për kontributin e tyre në UÇK, TMK, FSK dhe Ministrinë e Mbrojtjes, duke theksuar se eksperienca e tyre është shumë e rëndësishme edhe për proceset aktuale zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

EkoHigjiena

Gjatë diskutimeve shumë përmbajtësore, ndër të tjera ata ishin të një qëndrimi se për interesat nacionale, që janë në përgjegjësi të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes, takimet të ngjashme janë të nevojshme të realizohen edhe në të ardhmen. /2LONLINE/