DYLON

U bashkëbisedua për finalizimin e projektit të “Qendrës Kulturore për Komunitete”

U bashkëbisedua për finalizimin e projektit të “Qendrës Kulturore për Komunitete”
Avatar photo Redaksia

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani priti në takim Drejtorin për Kulturë Rini dhe Sport Kushtrim Zeqirin, Drejtorin e Agjencionit për Zhvillim Rajonal, Agim Zekën, si dhe përfaqësuesin nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Gjilan, Artan Hoxhën.

Gjatë takimit u bashkëbisedua për fillimin dhe vazhdimin e projektit të “Qendrës Kulturore për Komunitete”, deri në finalizim, të këtij projekti që ka filluar në vitin e kaluar i inicuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik i përkrahur financiarisht nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Komuna e Gjilanit.

EkoHigjiena

Pasi që projekti është në fazën finale të realizimit në ktë takim u tha se janë bashkërenduar të gjitha aktivitetet rreth fillimit të punëve për përfundimin e këtij projekti në këtë vit kalendarik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.