Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se janë duke u bërë investime në shkollën “Skëndërbeu” në Hogosht.
Sipas tij vlera e këtyre investimeve është 150,000 dollarë.
“150,000$ investime në shkollën “Skënderbeu” në Hogosht
Ambasada Amerikane🇺🇸 po investon në ambientet e brendshme të shkollës në Hogosht, në rregullimin e sistemit të ngrohjes, ndriçimit, nyjeve sanitare, dyerëve e dritareve, si dhe izolimit të objektit nga jashtë.
Kjo shkollë po merr pamje tjetër e bashkëkohore.”, ka njoftuar ai. /2LONLINE/