DYLON

Kryetari Haliti ngushëllon familjen Korrani, me rastin e vdekjes së Avdullah Korranit babait të Heroit të Kombit, Mejdi Korrani

Kryetari Haliti ngushëllon familjen Korrani, me rastin e vdekjes së Avdullah Korranit babait të Heroit të Kombit, Mejdi Korrani
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ngushëllon familjen Korrani, me rastin e vdekjes së Avdullah Korranit babait të Heroit të Kombit, Mejdi Korrani.

E nderuara familja Korrani

EkoHigjiena

Më pikëlloi pa masë, lajmi i sotëm, që kësaj bote i dha lamtumirën, babai i Heroit të Kombit, Mejdi Korrani, Avdulla Korrani.

Avdullahu, si shumë baballarë në Kosovë, i dha lirisë, birin e tij. Dhembje për ne, për familjen, për familjarët e dëshmorëve e organizatat e luftës së UÇK-së, që humbën një njeri të urtë e fisnik siç ishte i ndjeri.

E nderuara familja Korrani, në emrin tim personal dhe të institucioneve komunale, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për ju, miqtë dhe gjithë familjen e gjerë.

Pushoftë i qetë në tokën për të cilën djali tij dha edhe jetën!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.