DYLON

Aty ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h voziste 103 km/h, i merret leja

Aty ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h voziste 103 km/h, i merret leja
Avatar photo Redaksia

Tejkalim i shpejtësisë

Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan me datën 18.05.2023 në kuadër të zbatimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Pozheran.

EkoHigjiena

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke drejtuar mjetin me shpejtësinë njëqind e tri (103) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe masa mbrojtëse e ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.