Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, nënkryetari Faton Jakupi, kryesuesi i Asamblesë Bajram Mavriqi si dhe Drejtorët e Drejtorive Komunale, sot kanë vizituar Komunën e Bujanocit, me ç’rast kanë takuar Kryetarin Shaip Kamberin.
Në takim, prezent ishte edhe Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku.
Takimi u zhvillua me synim vendosjen e bashkëpunimit afatgjatë ndërmjet dy komunave.
“Shpresojmë të shkëmbejmë ide për projektet e përbashkëta që të konkurojmë në konkurset e ndryshme në të mirë të komunave që ne përfaqësojmë” ka thënë Kastrati.
Ndërsa kryetari i Komunës së Bujanvcit Kamberi tha se ishte kënaqësi e veçantë që sot të kenë për vizitë komplet drejtuesit e Kamenicës, që le për të kuptuar se: “jemi duke tentuar që të vendosim bashkëpunim strategjik, përkundër që këto dy komuna gjenden në situata jo të favorshme”.
Kamberi shtoi se përkundër ndasive në mes të Kosovës dhe Serbisë, me Kamenicën do të tentohet që bashkërisht të konkurrohet në fondet ndërkufitare.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, deklaroi se kjo vizitë do ti shërbej për këmbimin e përvojave të mira për këto dy komuna ndërkufitare.