Kryetari I KBI në Gjilan Naim Aliu priti në takime të ndara Komandantin e KFOR-it për regjionin e Gjilanit, Hakan Derican, si dhe drejtorin e Medresesë Alaudin në Prishtinë Jakup Cunakun.
Aliu ka falënderuar komandantin e KFOR-it për kontributin e tij në sferën e sigurisë për mandatin e tij, derisa edhe z.Derican ka falënderuar për bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të KFOR-it dhe KBI-së.
Gjithashtu, kryetari i KBI-së gjatë takimit me drejtorin e Medresesë së Mesme Alaudin në Prishtinë ka falënderuar për vizitën dhe me këtë rast I ka dhuruar drejtorit të Medresesë tre projektorë të cilët do t’i shfrytëzojnë nxënësit e Medresesë së Mesme Alaudin paralelja në Gjilan, ka bërë të ditur Agim Hyseni, sekretar i KBI-së.