Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, është takuar me drejtoreshën e USAID Kosovo, Lisa Magno, me të cilën kanë diskutuar për zhvillimet pozitive dhe sfidat me të cilat përballet Komuna e Kamenicës.
Kryetari Kastrati u shpreh tejet falënderues ndaj të gjithë atyre, që po vazhdojnë ta përkrahin dhe ta mbështesin komunën tonë.
“Mbështetja e miqve për Kamenicën si komunë model për demokratizim e progres, na inkurajon edhe më shumë që të punojmë dhe përkushtohemi për një të ardhme sa më të mirë për gjeneratat e reja” u shpreh Kastrati.