Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe drejtoresha e Arsimit, Fatbardha Emini kanë vizituar sot vendpunimet ku po kryhen ndërtimet e objektit të ri të shkollës në Pozheran si dhe të ndërtimit të urës afër shkollave të mesme në Viti.
Pëndryshe realizimi i këtyre dy projekteve është mirëpritur nga qytetarët të cilët falënderuan kryetarin Haliti për përkushtimin e tij në të mirën e të gjithë qytetarëve.