Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshati Ballancë të Vitisë, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në kompletimin e fushës sportive në këtë lokalitet.
Me këtë rast ai aty është pritur nga banorët e këtij fshati në krye me kryetarin e fshatit, Valon Latifi, i cili e falënderoi kreun e kësaj komune për projektet që janë realizuar dhe po realizohen në Ballancë duke i cilësuar ato si të shumë të rëndësishme dhe jetike për banorët.
Përndryshe në këtë fshat pos shënjimit të fushës sportive po bëhet edhe rregullimi i tribunave dhe pritet që më pas të bëhet vendosja e rrethojave dhe disa punë të tjera.
Kurse kryetari Haliti potencoi se ata do të vazhdojnë më punë të mira në të gjitha lokalitet e kësaj komune dhe atë pa dallime duke potencuar se krijimi i hapësirave sportive është për qeverisjen komunale të Vitisë shumë e rëndësishme dhe bëri me dije se investime në kompletimin e fushave sportive do të zhvillohen edhe në 25 lokalitet të kësaj komunë.
Me pas ai ka vizituar edhe fshatin Zhiti ku është bërë shenjëzimi i fushës sportive. /2LONLINE.com/