Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti së bashku me Naser Islamin, përfaqësues i shoqatës humanitare “Vitia” në Gjenevë të Zvicrës, vurën gurthemelin e shtëpisë sociale ne fshatin Skifteraj të Vitisë.
Me këtë rast Haliti falenderoi të gjithë donatorët mërgimtarë të cilët po kontribojnë që qytetarëve me nevoja tu mundësohet një jetë më e mirë.
Këto ditë tha ai po vendosen gurthemele të shtëpive të reja sociale pas gala mbrëmjes humanitare së organizuar në Gjenevë mes Komunës së Vitisë dhe shoqates humanitare “Vitia”.
Të pranishmit me një fjale rasti iu drejtua edhe Naser Islami anëtar i kesaj shoqate.