DYLON

Në Skifteraj u përkujtua dëshmori Kenan Halimi dhe u shënua dita e shkollës

Në Skifteraj u përkujtua dëshmori Kenan Halimi dhe u shënua dita e shkollës
Avatar photo Redaksia

Në përvjetorin e 25-të të rënies së dëshmorit Kenan Halimi, Institucionet komunale të Vitisë, përfaqësues nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë si dhe mysafirë të tjerë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh, tek varri i dëshmorit Kenan Halimi, në oborrin e shkollës në Skifteraj.

Po ashtu, me një manifestim kulturo artistik, është shënuar dita e shkollës, e cila mbanë emrin e këtij dëshmori, ku me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur zv.kryetari Hasan Aliu, ndërsa në emër të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve foli kryetari i kësaj organizate Xhevdet Ademi. Për të arriturat, rezultatet dhe historikun e shkollës foli drejtori Eshref Sadiku. Kurse veterani i arsimit Zjadin Sylejmani, që jeton në Shkup, shkollës i dhuroi një panë me figurat më emblematike të kombit shqiotar.

EkoHigjiena

Në fund u shfaq edhe një program i pasur me këngë, valle e recital të përgatitura nga nxënësit e kësaj shkolle.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.