DYLON

Skifteraj përkujton dëshmorët

Skifteraj përkujton dëshmorët
Avatar photo Redaksia

Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve dhe viktimave të luftës, të banorëve të fshatit Skifteraj të Vitisë, institucionet komunale, përfaqësuesit e subjekteve politike, organizata të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë e të tjerë, kanë zhvilluar sot homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe viktimave të luftës, ku janë përkujtuar të rënët e këtij fshati.

Përveç homazheve që janë bërë te varrezat e tyre, janë përkujtuar edhe viktimat e kësaj ofensive nga forcat paramilitare serbe, si dhe 4 fëmijë të cilët kishin gjetur vdekjen si pasoj e ëminave të vendosura brenda fshatit Skifteraj.

EkoHigjiena

Gjithashtu në nderim të tyre janë bërë edhe homazhe në varrezat e të rënëve në Stubëll të Ulët në vendin e quajtur “Therrali”. Ndërkaq në Skifteraj, konkretisht në sallën e pritjes është zhvilluar edhe një ekspozitë e ngjarjeve të 15 prillit 1999. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.