Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve, ka pritur sot në takim zyrtaren e projektit për komunat e lindjes Kaltrina Ymeri-n dhe grupin e UTY nga Vitia.
Në këtë takim, u fol rreth donacioneve që do të bëhen nga ky projekt në kopshtin e fëmijëve “Gëzimi Ynë” dhe bibliotekën e qytetit të Vitisë.
Përndryshe projekti “Up To Youth”, është i financuar nga USAID-i amerikan dhe implementohet nga Global Communities. /2LONLINE/