DYLON

Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti ka mbajtur mbledhjen e radhës

Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti ka mbajtur mbledhjen e radhës
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur sot mbledhja e nëntë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa, udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, i cili njoftoj anëtarët e këtij komiteti mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të fundit të nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Vitisë të cilët edhe kanë kaluar në këtë komitet.

Fillimisht anëtarët e këtij komiteti parashtruan një varg pyetjesh të cilave iu përgjigj zv.kryetari i komunës Hasan Aliu. Pas diskutimeve që u bënë në fillim nga anëtarët e KPF-së u votua rendi i ditës dhe procesverbali nga mbledhja e kaluar e KPF-së.

EkoHigjiena

Më pas edhe u prezantuan edhe Pasqyrat Financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar-Shtator 2023.

Berat Zuka, zyrtar financiar i Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, tha se gjatë periudhës janar — shtator 2023 janë inkasuar gjithsej të hyra vetanake në vlere prej 1.097.399.25€, ndërkohë që shkalla duke u bazuar në planifikimin vjetor është 104.23 %, ndërsa, krahasuar me të hyrat për periudhën janar — shtator te vitit 2022, të hyrat e sivjetme janë më të larta për 256.455.26 euro.

Buxheti i Alokuar për periudhën janar — shtator te vitit 2023 nga fondet burimore: Granti qeveritar, të hyrat vetanake dhe donacionet janë: 12.781 946 euro, ndërsa shpenzimet janë: 11.016.594 €. Shkalla e ekzekutimit te buxhetit për periudhën janar- shtator 2023 është 86.19% në krahasim me Alokimet për të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike.

Anëtarët e komitetit për Politikë e Financa shqyrtuan dhe votuan edhe këto propozim vendime: Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës kompanisë KEDS J.S.C për vendosjen e trafove elektrike, për të cilën pikë u dhanë disa rekomandime për ndryshime kur kjo pikë do të prezantohet në mbledhjen e Kuvendit. Pastaj, propozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshme publik. Propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit me Nr.01-110/05-993, të datës 28.07.2023, për aprovimin e buxhetit të participuar nga fermerët përfitues.

Gjithashtu në këtë mbledhje ishin paraparë dy informata, ajo mbi ndarjen e subvencioneve në DKRS-së gjate vitit 2023 dhe Informatë e prokurimeve dhe kontratave të nënshkruara për nëntëmujorin 2023. Mirëpo në rend dite u dhanë edhe dy pikë të tjera që kishin të bënin po ashtu me informatë rreth raportit mbi vlerësimin e dëmeve të fatkeqësive natyrore për fermer, si dhe një informatë rreth fillim vitit shkollor 2023/2024. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.